Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha ditën e Premte se bota duhet ti bëjë sytë “katër” rreth rrezikut që i kanoset nga teknologjia Kineze. Ai tha se kompanitë Amerikane mund të kenë probleme në vend ku përdoret teknologjia dhe pajisjet e Huawei.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një vizite në Filipine ku u pyet rreth planit të vendit për të përdorur teknologjinë 5G të Huawei në infrastrukturën e telekomunikimit.
“Detyra jonë është ti tregojmë botës rreth rreziqeve që i kanoset nga teknologjia e Huawei. Filipinet do të rrezikojnë qytetarët e tyre, vendin e tyre dhe partneritetin me Amerikën sepse nuk operojmë dot në vende ku është prezente teknologjia e Huawei,” tha Ai.
“Duam të sigurohemi se bota është në dijeni të këtyre rreziqeve që vjen nga përdorimi i teknologjisë së Huawei në rrjetet ndërkombëtare.”
Qeveria Amerikane prej disa muajsh ka shtuar presionin ndaj vendeve aleate për të bllokuar përdorimin e teknologjisë së Huawei.
Ky i fundit është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Në SHBA firmat nuk blejnë dot jo vetëm pajisjet e telekomunikacionit por asgjë nga firmat Kineze si Huawei apo ZTE. /PCWorld Albanian