Një atlet rus ka habitur të gjithë me akrobacionet e tij që i bënte brenda një palestre, ku në shikim të parë dukej si një “njeri prej gome”.
Alexander Didenko është atlet profesionist që jeton në Ukrainë, dhe filmoi veten duke bërë akrobacione të ndryshme që janë vërtetë të vështira për t’u bërë, transmeton Telegrafi.
Llogaria e tij në Instagram numëron 42 mijë ndjekës, kurse për shkak të postimeve të shpeshta ka filluar të bëhet shumë i famshëm dhe gjithë këtë po e arrin fal talentit të rrallë për të bërë salto.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë që vërtetë është mbresëlënëse, dhe shfaq atletin rus Didenko që në të gjitha format shtrembëron trupin. /Telegrafi/