Slaven Bilic nuk do të mbetet pa punë për një kohë të gjatë pasi u shkarkua nga Al-Ittihad.
Gjersa është në pritje të kompensimit nga klubi saudit (duke supozuar se mund të arrinte në rreth pesë milionë euro), kroati u shfaq si kandidati kryesor për trajnerin e Besiktasit.
“Takvim” shkruan sot se klubi turk, të cilin e udhëhoqi trajneri midis 2013 dhe 2015, dëshiron ta risjell strategun dhe se presidenti i Besiktasit, Fikret Orman do të takohet me kroatin në javën e parë të marsit.
Bilic do të merr drejtimin e klubit pas përfundimit të kampionati, ku trajneri aktual Senol Gunes do ta pasojë Mircea Lucescu si trajner i kombëtares turke.
Turqit raportojnë se kthimi i 50-vjeçarit do të mirëpritej nga tifozët edhe pse ata nuk e fituan titullin me të. Ata nuk e fituan asnjë ndeshje nga shtatë derbit e Stambollit nën udhëheqjen e ish-trajnerit të West Ham Unitedit.
Kur u larguan nga Stambolli, kroatin e bartën në duart e tyre dhe i dhanë atij një fanellë me mbishkrimin “Përshëndetje për komandantin e madh”.
Ndryshe, Besiktasi zë pozitën e tretë të renditjes tabelore në ligën elitare të shtetit turk. /Telegrafi/