Bordi i klubit të Barcelonës pret që të mbledh para nga shitjet e Andre Gomes dhe Denis Suarez.
Të dy lojtarët janë aktualisht në huazim te Everton dhe Arsenal dhe është vlerësuar se Barcelona do të marrë mbi 40 milionë euro me shitjet e dy mesfushorëve.
Blaugrana tashmë i dimë pozitat që duhet të përforcohen pasi po kërkohet zëvendësues të Luis Suarez dhe Jordi Albas.
Po ashtu do të rishikohet edhe e ardhmja e portierit Jasper Cillessen.
Paratë që Barcelona do t’i merr, Barcelona janë nga shitjet që do të vijnë nga Anglia ku janë në huazim Andre Gomes dhe Denis Suarez.
Spanjolli ka një klauzolë në marrëveshjen e tij të huazimit me Arsenalin, ku klubi nga Londra mund ta blejë për 20 milionë euro.
Ashtu si Suarez edhe Andre Gomes nuk ka të ardhme nën drejtimin e Ernesto Valverdes.
Edhe për Gomes do të kënaqeshin me 20 milionë euro. /Telegrafi/