Një ri nga Mushtishti i Suharekës, Krenar Jemini (20 vjeçar), ka vdekur pas një aksidenti në vendin e punës, gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Express
Këtë informacion e kanë konfirmuar zyrtarë nga Policia e Kosovës.
“Rasti ka nodhur në vendin ku ka punuar viktima. Fatkeqësisht ka vdekur, vdekjen e ka konfirmuar edhe prindi i të ndjerit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Express.
Ndryshe, në vitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë. Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.