Roma ka marrë një fitore tejet të vështirë në udhëtim te Frosinone 3-2.
Giallorosët shënuan në minutën e fundit të ndeshjes me Edin Dzekon për t’i marrë tri pikë të arta nga ky udhëtim.
Pas ndeshjes ka folur edhe mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini që njëherit ishte edhe autor i golit të dytë në këtë takim.
“Ishte një fitore thelbësore. Kishim përballë një skuadër të vështirë e cila u shfaq ndaj nesh shumë agresive”.
“Nuk ka qenë e lehtë të luanim kundër tyre, ishte fitore e vështirë por shumë e merituar”, tha mesfushori italian.
Tutje Pellegrini ka thënë se seria e fitoreve në Serie A i ka motivuar ata për ndeshjen derbi që i pret me Lazion javën e ardhshme.
“Fitorja ndaj Frosinones dhe në tërësi seria e fitoreve na ka dhënë motiv edhe më të madh për derbin”.
“Tani mendojmë vetëm të marrim edhe fitoren e radhës pasi jemi shumë të motivuar”, u shpreh italiani.
Roma tani zë vendin e pestë në Serie A me 44 pikë të tubuara, një më pak se Milani dhe dy më pak se Interi që zënë pozitat katër dhe tre. /Telegrafi/