Mbappe shkruan emrin me shkronja të arta në historinë e Ligue 1

E publikuar: 24/02/2019 01:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kylian Mbappe ka arritur të shkruaj emrin me shkronja të arta në historinë e kampionatit francez, Ligue 1, pas rekordin të fundit të thyer nga ai.

PSG arriti të fitojë sot (e shtunë) ndaj Nimesit me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligue 1.

Në këtë ndeshjes, sikurse në shumicën prej tyre, arriti të lë shenj talenti i madh francez Mbappe.

Mbappe shënoi dy gola në këtë takim, ku i pari erdhi në minutën e 69-të për 2-0, ndërsa i dyti për 3-0 në minutën e 89-të.

Me këto dy gola, Mbappe e shkroi emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Ligue 1 duke u bërë lojtari më i ri që arrin shifrën e 50 golave.

Në fakt francezi me dy gola arriti në shifrën e 51 golave në vetëm 20 vjet dhe nga 88 ndeshje të zhvilluara.

Deri te ky rekord i madh Mbappe erdhi pasi shënoi 16 gola në 41 paraqitje me Monacon dhe 35 gola në 47 paraqitje me PSG-në.

20-vjeçari ka thyer edhe më herë rekorde pasi ende pa mbushur 19 vjet ka arritur të bëhet lojtari më i ri që arrin 10 gola në Ligën e Kampionëve dhe shifrën e 20 golave në Ligue 1 në vetëm 49 ndeshje. /Telegrafi/