Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami ka shkëlqyer sot (e shtunë) me Sionin ndaj St Gallenit në Superligën e Zvicrës.
Sioni ka barazuar me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj St Gallenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit zviceran.
Megjithatë, në këtë barazim të vendasve shenj ka arritur të lë sulmuesi shqiptar, Kasami.
Kasami ka arritur të shkëlqej në këtë ndeshje me dy gola, ku i pari ishte thjeshtë superior.
Goli i parë i Kasamit erdhi në minutën e 24-të të ndeshjes dhe ishte fenomenal pasi u shënuan nga goditja e këndit.
Sulmuesi nga Gostivari arriti të shënoj edhe në minutën e 55-të për 2-1 pas asistimit të shqiptarit tjetër të Sionit, Ermir Lenjani.
C’est terminé. Le FC Sion partage l’enjeu avec le @FCSG_1879 à Tourbillon#SIONSG #HopSion pic.twitter.com/rxCK4vzC0X
— FC Sion (@FCSion) February 23, 2019
Me këto dy gola, Kasami e sheh veten në kuotën e shtatë golave dhe katër asistime deri më tani këtë sezon, ndërsa Lenjani ka tri gola dhe tri asistime.
Në anën tjetër, Sioni renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë apo vetëm dy pikë më pak se pozita që i dërgon në garat evropiane.