Kur dy skuadra si Manchester Unitedi dhe Liverpooli takohen në mes vete, gjëja e fundit që të gjithë dëshirojnë është fusha jo e mirë, gjë që nuk do i lejonte të kenë spektralin e dëshiruar.
Por, që fusha të jenë në nivelin më të mirë të mundshëm tashmë ka filluar të përkujdesët stafi mirëmbajtës i stadiumit Old Traford.
Gjatë ditë së premte, kamerat e Sky Sport kapën një teknik pak të parë deri më tani për mirëmbajtën e një fushe të stadiumit.
Mirëmbajtësit spërkasin barin me një përzierje me bazë hudhre, e cila ia pamundëson parazitëve të dëmtojnë rrënjët e barit të stadiumit.
Edhe pse Unitedi ka pesë vite që e përdorë këtë teknikë dhe nuk është klubi i vetëm që e përdorë, kur pamjet u publikuan fillimisht filloi një debat mjaft i madh në rrjetet sociale, ku normalisht nuk munguan teoritë e ndryshme se pse Man Utd kishte vendosur ta bëjë këtë gjë dy ditë para derbit.
Në rast se ka frymë në momentet e spërkatjes, era e hudhrës mund të ndihet deri rreth një kilometër, por ajo zhduket krejtësisht në ditën e ndeshjes.
Kjo është një teknik që klubi nga Mançesteri e përdorë para çdo ndeshje pasi është treguar e suksesshme, kjo shikohet lehtësisht edhe me sy pasi fusha e Old Trafordit është një nga më të mirat në botë. /Telegrafi/
They’ve had a stinker! 🤪@ManUtd have been spraying garlic on the Old Trafford pitch ahead of their huge clash with @LFC on Sunday.
Why do @ManUtd use garlic on the Old Trafford pitch? https://t.co/4VLqBwaZ6Y pic.twitter.com/t1jLQ3t43S
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) February 22, 2019