Chelsea – Man City, formacionet e mundshme të finales së Carabao Cup – Muriqi pritet të jetë titullar

E publikuar: 23/02/2019 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea dhe Manchester City do të luajnë nesër (e diel) në finalen e madhe të EFL Cup të njohur ndryshe edhe si Carabao Cup.

Blutë dhe Qytetarët do të luftojnë mes vetë në ndeshjen e pasdites së diel për trofeun e parë sezonal.

Dy klubet e mëdha angleze do të ndeshen me vete nga ora 17:30 në stadiumin mitik Wembley.

Sikurse Chelsea, ashtu edhe City kanë treguar formë të lartë në këtë Kupë dhe synojnë fitimin e saj në ndeshjen e nesërme.

Trajnerët e dyja skuadrave, Maurizio Sarri dhe Pep Guardiola mendohet se do të bëjnë pak ndryshime për takimin final.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi pritet të jetë titullar të portën e Cityt, ndërsa edhe te Chelsea mendohet se do të startojë Willy Caballero.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave për finalen e madhe të Carabao Cup.

Chelsea: Caballero; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Kante, Jorginho, Barkley; Wllian, Higuain, Hazard

Man City: Muriqi; Walker, Kompany, Laporte, Zinchenko; Fernandinho, Gundogan, De Bruyne; Bernardo, Sterling, Aguero

/Telegrafi/