Një nënë ka arritur të humb gjysmën e peshës trupore dhe nga numri 24 i rrobave të zbres në 8, dhe gjithë këtë e arriti pasi vendosi të heq dorë nga ushqimet e pashëndetshme.
E dhënë pas çokollatave Alex Molyneux-Argent, 30-vjeçe nga Liverpooli i Anglisë, pranoi se dikur nuk mund të ndalej duke ngrënë ëmbëlsira të ndryshme, transmeton Telegrafi.
“Ka pasur raste kur gjatë një nate i kamë ngrënë dhjetëra çokollata, por edhe pse e urreja veten që isha me mbipeshë kjo nuk më ndalonte që të vazhdojë të ha. Por, tani që kam arritur ta humb gjysmën e peshës trupore që e kisha dikur po ndihem si një person krejt tjetër”, ka deklaruar Mlyneux-Argent.
Alex peshonte 135 kilogramë, kur për herë të parë u regjistrua në programin “Slimming World” në prill të vitit 2016.
“Gjithmonë kam pasur problem me mbipeshën, dhe si rezultat i kësaj vuaja nga ankthi. Shumicën e kohës mendoja për atë se çfarë thonë të tjerët për mua. Kam qenë shumë e palumtur dhe çfarëdo që bëja këtë nuk e ndryshonte.
Megjithatë gjithçka ndryshoi kur iu nënshtrua dietave dhe filloi të konsumon ushqim të shëndetshëm, dhe kështu arriti edhe të humb gjysmën e peshës trupore duke i habitur familjarët dhe miqtë pasi dukej një person krejt tjetër. /Telegrafi/