Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po i ndihmon Rizesporit me golat e tij, për të qëndruar në Superligën e Turqisë.
Prizrenasi arriti të shënojë gol në minutat shtesë të ndeshjes për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.
Muriqi shënoi nga një top kthyes në minutën e 94-të.
Aatif Chahechouhe dhe Prejuce Nakoulma shënuan golat e tjerë.
Ky ishte goli i tetë i lojtarit në Superligë, duke u renditur i teti në listën e shënuesve më të mirë.
Rizespor është në formë të jashtëzakonshme, pasi nga vendi i fundit në renditje është ngjitur në vendin e tetë.
Pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje, kanë bërë që skuadra të ngjitet në renditje.
Rizespor ka 28 pikë aktualisht. /Telegrafi/