Frank Andre Soma, 43 vjeç, është më shumë se një mbajtës i ujqërve, ai është edhe shumë i lidhur me ta.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një udhërrëfyes në Parkun Natyror Langedrag në fshatin me borë të Tunhovdit, me të cilin të nevojitet të bësh një rrugë treorëshe me veturë në veriperëndim të Oslos.
Ai është një specialist i grabitqarëve për 21 vjet dhe gjithashtu punon me arinjtë, rrëqebullin dhe dhelprat e Arktikut.
Një burrë tregon se në një mëngjes të ftohtë norvegjez, ai ka kaluar nëpër borë me Frankun, të rrethuar nga ujqërit, i ngazëllyer për të parë kafshët nga afër.
Dhe sipas tij, Frank lirisht futet në kafazin e ujqërve, duke pasur me vete vetëm pak mish.
Dy ujqër të quajtur Varg dhe Irgas hidhen drejt tij dhe e shohin atë si ta kishin njohur që nga lindja – gjë që është e vërtetë.
Siç bëhet e ditur, për gjashtë javët e para, kur ata kishin lindur, Frank kishte fjetur me ta për t’i mbajtur ata të ngrohtë dhe për t’i ushqyer çdo tre orë.
Sipas tij, ishte e rëndësishme të bëhej “kontakti i parë” në mënyrë që ata të mësoheshin me të.
Frank kishte rritur katër ujq gjatë 19 viteve të tij të punës në Parkun Natyror të Langedrag, por dy prej tyre, Ask dhe Embla, ngordhën duke lënë pas ujqërit e rinj, Varg dhe Irgas.
Por Frank ka treguar se nuk e kishte gjithmonë “mirë” me ujqërit.
Në një rast, ai tregon se njëri prej tyre e kishte sulmuar atë brenda rrethojës, por tre të tjerët e kishin mbrojtur.
Frank thotë se ata janë tamam si “këlyshët normalë”, por ato rriten shumë shpejt – me gjashtë muaj ata arrijnë madhësi të mjaftueshme.
Gjithsesi, Varg dhe Irgas janë ujqër të cilët janë të shqetësuar për njerëzit me të cilët ata ndërveprojnë – vetëm Frank dhe pronari i Langedrag, Tuva Thorson mund të hyjnë në mbylljen e tyre. /Telegrafi/