Interi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Rapidit të Vjenës.
Skuadra zi kaltër ka mposhtur ekipin austriak me rezultat të thellë 4-0.
Matias Vecino, Andrea Ranocchia, Ivan Perisic dhe Matteo Politano ishin autorët e golave për Interin
Mesfushori kroat, Ivan Perisic ka qenë fantastik në këtë takim për zi kaltërtit.
Kroati realizoi një gol dhe dhuroi një asistim për ta marrë notën më të lartë në këtë takim 9,5.
Me lojë të mirë u dallua edhe Antonio Candreva me notën 8,6, Matias Vecino e Milan Skriniar.
Nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin e mysafirëve Strebinger. /Telegrafi/