Pasi u zbulua se Google nuk kishte njoftuar konsumatorët që pajisjet e sigurisë Nest përmbanin një mikrofon, grupe privatësie kanë kërkuar nga Komisioni Federal Tregtar Amerikan (FTC) të veprojë.
Ditën e Mërkure, Qendra për Informacion dhe Privatësi Elektronike (EPIC) dërgoi një letër tek FTC duke kërkuar komisionit të marrë në konsideratë rrezikun që u kanoset konsumatorëve nga pajisja e Google.
Në letrën e EPIC shprehej shqetësim nëse Google, një haker apo kushdo tjetër mund të aktivizonte mikrofonët nga distanca pasi pajisjet Nest të instaloheshin.
Google thotë se mikrofoni është i fikur automatikisht dhe çdo mikrofon prezent në një pajisje Nest aktivizohet nëse përdoruesit aktivizojnë asistentin e Google.
EPIC kërkon jo vetëm që të hetohen shqetësimet e privatësisë por edhe të shkëputet biznesi Nest nga Google. Megjithatë shkëputja e biznesit të harduerit për shtëpitë inteligjente nga Google të cilin e bleu në 2014-ën për 3 miliardë dollarë duket e tepërt.
Në 2007 Google filloi të pajiste flota makinash me kamera dixhitale për të kapur foto për projektin Street View. Njerëzit u shqetësuan se fotot e kapura zbulojnë fytyrat e tyre të cilën në 2010-ën Google e pranoi gabimin.
Në procesin e grumbullimit të fotove për Street view Google tha se merrte informacion rreth Wi-Fi e madje edhe adresave Mac të tyre. EPIC kërkoi hetim nga hetuesit federalë. Në Tetor të 2010-ës Google ndaloi grumbullimin e të dhënave të tilla për projektin Street View dhe kërkoi falje për atë çfarë kishte bërë. Madje kompania tha se gabimisht ishin kapur edhe të e-mail, URL dhe fjalëkalime.
Atë Tetor FTC ndaloi hetimet pasi Google dha siguri se nuk do të praktikonte më diçka të tillë.
Sot duket sikur e njëjta situatë po përsëritet. Ligjvënësit po kritikojnë Google sepse ka dështuar të japë informacion rreth pajisjeve Nest duke rrezikuar një tjetër hetim federal përfundimi i të cilit mund të mos jetë si i pari. /PCWorld Albanian