Artisti hollandez Theo Jansen, ka nisur udhëtimet e tij nëpër vende bregdetar të karakterizuara nga era e fortë, për t’i dhënë jetë skulpturave të tij kinetike.
Skulpturat e Jansen janë forma misterioze jetësore, skelete në material PVC-je që fal erës lëvizin në mënyre autonome.
Vepra e tij e fundit e titulluar “Strandbeest”, krijon përshtypjen e robotëve në filmat e parë me temë Luftën e Yjeve.
Të ngjashme në dukje me insektet gjigantë apo skelete të mëdha të kafshëve parahistorike, krijesat e holandezit janë në gjendje të ecin duke shfrytëzuar energjinë e erës.
Me kalimin e kohës skulpturat e holandezit kanë marrë trajtat e omeostasi, tendenca natyrore për të arritur stabilitet relativ, veti fizike dhe sjellje të ngjashme me organizmat e gjallë.
Skulpturat kinetike të holandezit kanë aftësinë të ruajnë energjinë e erës në depozita të veçanta, për ta përdorur në rastet kur fuqia e erës bie, duke garantuar kështu autonomi në lëvizje.
Theo Jansen, aktiv në fushën e skulpturës kinetike, në kufi të krijimit artistik dhe projektimit inxhinierik, përmes këtyre skulpturave synon të përfshijë spektatorin në planin perceptiv dhe psikologjik.