Një profesor i ekonomisë në Teksas Tech tha se kishte ngelur shumë pak studentë, por një herë kishte ngelur një klasë të tërë.
Sipas një historie që po qarkullon në rrjetet sociale, por e cila nuk është e konfirmuar, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një klasë, studentët e së cilës kishin insistuar se socializmi do të funksiononte dhe se askush nuk do të ishte i varfër dhe askush nuk do të ishte i pasur – të gjithë do të ishin të barabartë.
Kështu, i provokuar nga kjo, me gjasë edhe duke mos u pajtuar me këtë, profesori u tha: “Ok, do të kemi një eksperiment në këtë klasë për socializmin”.
“Të gjitha notat do të jenë mesatare dhe të gjithë do të marrin të njëjtin notë, natyrisht, askush nuk do të marrë një A”.
Fillimisht të gjithë u pajtuan për këtë.
Pas testit të parë, notat u “mesatarizuan” dhe secili mori një C.
Studentët që studionin më shumë u mërzitën dhe studentët që studionin pak ishin të lumtur.
Por, ndërsa u zhvillua testi i dytë, studentët që studionin pak, studiuan edhe më pak dhe ata që kishin studiuar më shumë, gjithashtu studiuan më pak, duke menduar që edhe ata të merrnin një vlerësim “falas”.
Mesatarja e testit të dytë ishte një D! Dhe askush nuk ishte i lumtur.
Ndërsa, si rrjedhojë, duke vazhduar kështu, kur u zhvillua testi i tretë, mesatarja e tyre kishte arritur në vetëm një F.
Rezultatet kurrë nuk u rritën, pasi askush nuk do të studionte në dobi të askujt tjetër. Për dështimin e tyre të madh, profesori i ngeli të gjithë.
Pastaj ai ua dërgoi të gjithëve këtë shënim:
“Një qeveri socialiste përfundimisht do të dështojë – sepse kur shpërblimi është i madh, përpjekja për të pasur sukses është e madhe, por kur qeveria merr të gjithë shpërblimin, askush nuk do të përpiqet ose do që të ketë sukses”. /Telegrafi/