Katër në pranga në Indi për një mashtrim 14 milionë dollarësh në kriptomonedha

E publikuar: 19/02/2019 01:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e qytetit Indian Mumbai ka arrestuar katër persona për përfshirjen e tyre në një mashtrim multi-milion dollarësh me kriptomonedha.

Sipas Time of India, banda kishte vjedhur nga përdoruesit 14 milionë dollarë. Kriptomonedha e grupit e quajtur Cashcoin u lançua një vit më parë me premtimin se do tu dyfishonte paratë investitorëve në dy muaj.

Sipas raportit të Times of India, policia Indiane arrestoi katër persona ndërsa koka e bandës Ashok Goyal është ende në kërkim.

Operacionet e grupit shtriheshin në disa qytete Indiane dhe aktivitetet e dyshimta për herë të parë u zbuluan kur investitori Umeshchand Jain paditi në polici grupin për vjedhjen e 145,000 dollarëve.

Katër të akuzuarit kanë mbajtur takime në disa qytete në përpjekje për të joshur njerëzit të blinin monedhat e tyre. Grupi operonte disa llogari bankare të cilat policia i ngriu të gjitha.

Avokatët e tyre thonë se personat janë të pafajshëm dhe policia po i akuzon gabimisht. Vitin e kaluar Banka Shtetërore Indiane ka ndaluar të gjitha bankat të ofrojnë llogari për bursat dhe aktivitetet në kriptomonedha.

Megjithatë këto masa nuk kanë arritur dot të bllokojnë skemat në tregun e zi. Në Tetor të vitit të kaluar autoritetet Indiane bllokuan një skemë Ponzi me kriptomonedha me vlerë 3 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian