A e dini se kur shfletoni në Incognito Mode në shfletuesin Google Chrome uebsajtet e dini se po shfletoni në ueb privatisht?
Sajte si The Boston Globe dhe MIT Technology Review kanë përdorur këtë fakt për të bllokuar këdo që shfleton privatisht.
Kjo sepse njerëzit përpiqeshin të shmangin një “paywall” dhe të maksimizonin kapjen e të dhënave. Tashmë sipas 9to5Google situata do të ndryshojë se Google ka planifikuar ta adresojë.
Problemi qëndron në API “FileSystem të Chrome. Kur një shfletues është në Icognito, API çaktivizohet dhe kur uebsajtet e palëve të treta nuk aksesojnë dot API, aktivizohet flamuri i kuq Incognito.
Në të ardhmen kur uebsajtet kërkojnë akses në API FileSystem, Chrome do të krijojë një sistem virtual të dhënash të përkohshëm në RAM-in e kompjuterit.
Sajtet tashmë nuk do të dinë të dallojnë se cilin sistem Chrome po përdor dhe kështu nuk do të bllokojnë dot shfletuesit Incognito.
Ky sistem do të fshihet automatikisht sapo shfletuesi të mbyllet. Por kemi të bëjmë me një rregullim të përkohshëm derisa API FileSystem të hiqet plotësisht.
Kjo zgjidhje është aplikuar në ndërtimet Canary të Chrome 74 dhe me Chrome 76 mbase do të bëhet pjesë integrale. /PCWorld Albanian