Banorët që jetojnë pranë një liqeni në Guangzhou të kinës, kanë mbetur të hutuar me një krokodil misterioz, me trup shumë të çuditshëm.
Gjallesa kishte nofullat e krokodilit, por ishte e gjatë si gjarpër, derisa në shpinë kishte gungën sikur shpina e breshkës, transmeton Telegrafi.
Megjithëse duket si ndonjë krijesë hibride, është identifikuar si një aligator i rrallë që zakonisht është hasur në Amerikën Veriore dhe Qëndrore.
Ende mbetet e paqartë, se si ka përfunduar në këtë liqen kinez, ku banorët thonë të mos kenë parë kurrë ndonjë peshk të tillë.
Kur e fotografuan dhe e hulumtuan nga afër, krokodilin e gjatë afro dy metra, e kthyen sërish në liqe. /Telegrafi/