Banori i një zone në Shaanxi të Kinës, i kishin dhënë ushqim një grupi të këlyshëve, që ndodheshin skaj një rruge.
Derisa të gjithë po hanin, njëri prej këlyshëve ndaloi së ngrëni dhe e kapi një copë ushqim, për t’ia dërguar nënës që ndodhej në afërsi, transmeton Telegrafi.
“Kur të gjithë mbanin kokën në ushqim, njëri u kujtua për më të shtrenjtën. Shembull që duhet të ndiqet edhe nga njerëzit” ka shkruar një komentues.
Instinkti i kafshës, që të sigurohet që të gjithë të kenë së paku një pjesë nga ushqimi, është pëlqyer nga të gjithë. /Telegrafi/