Konstruksioni i kopjes së anijes së famshme, ka filluar të merr formë në një park kinez, ku investitorët po vazhdojnë të zbrazin miliona para.
Pamjet nga droni, tregojnë se që tani ka nisur të merr formë anija, punimet për të cilën kanë filluar që prej vitit 2016, transmeton Telegrafi.
Kopja e lundrës luksoze, që është fundosur më 1922 duke lënë të vdekur mbi 1,500 njerëz, do të jetë në qendrën e kësaj hapësire në Sichuan të Kinës.
Kompania që është duke e ndërtuar strukturën gjigante, do të instalojë edhe sisteme të teknologjisë së lartë, që simulojnë momentin kur anija e ka goditur ajsbergun.
I ashtuquajturi Titaniku që nuk do të fundoset, ka përmasat reale, si dhe nivelin e luksit sikur të anijes së dikurshme, përfshirë edhe menynë ushqimore.
Me 269 metra gjatësi dhe 28 metra gjerësi, ky atraksion turistik do të vendoset dhjetë metra larg bregut të një lumi.
Në të dy anët e kësaj anijeje të palëvizshme, ka pjesë malore, që ofrojnë peizazhe të mrekullueshme. /Telegrafi/