Hamza është një djalë nga Libia i cili solli një ujk të vogël në shtëpi dhe vendosi ta zbuste, rriste dhe stërviste atë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, babai i tij nuk ishte i kënaqur me këtë ide, por përfundimisht e pranoi si një anëtar të ri të familjes.
“Djali im solli një ujk të vogël një ditë dhe këmbënguli që ta mbante atë. Fillimisht nuk jam pajtuar me këtë, por duke parë sa fëmijë dëshironte ta mbante atë, u desh të lëshoja pe”, ka thënë babai i Hamza.
Ujku, i gjendur pranë Hamzës për një kohë tanimë është bërë një kafshë e cila ndjek çdo hap të djalit.
Njerëzit janë të hipnotizuar me këtë fenomen dhe shpesh vijnë për të xhiruar atë dhe për të shpërndarë pamjet në internet.
Megjithatë, ai thotë se edhe më tej nuk është shumë i sigurt për një vendim të tillë.
“Ju nuk mund të ndiheni plotësisht të sigurt kur jetoni me një ujk, kështu që unë jam i frikësuar dhe ndihem i parehatshëm”, shtoi babai i djalit.
Djemtë e tij, megjithatë pretendojnë se ujku i mbron ata nga njerëzit e këqij dhe mbron kopenë e tyre. /Telegrafi/