Sonda Curiosity Rover e NASA-s, ka kthyer prapa imazhe të mahnitshme të planetit Mars, derisa ndodhej në majën e Vera Rubin Ridge.
Panorama me 360 shkallë, është realizuar me shumë imazhe të kapura mes vehtë, që janë dërguar që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Këto pamje janë shpërndarë nga NASA, pikërisht në kohën kur Curiosity Rover do të lë këtë regjion, për të nisur hulumtimin në tabanin e Gale Crater.
Në këtë imazh të përmbledhur, shihen shumë shenja në sipërfaqe, që kanë mbetur nga gërmimet që ka bërë sonda, derisa hulumtonte përbërjen e strukturës së sipërfaqes.
Të dhënat e mbledhura deri më tani, tregojnë edhe për grimca balte, të cilat dyshohet se dikur kanë qenë të përbëra edhe nga uji.
Udhëtimi i Curiosity dhe të dhënat e mbledhura në Vera Rubin Ridge, NASA do të mundohet të bëjë së bashku njohuritë e formacionit që gjendet atje. /Telegrafi/