![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2019/02/185332314-eea344c5-94e9-4207-95bd-2a5cff984bb5-e1549815217312-1200x630.jpg)
Pas barazimit nga Parma skuadra e Juventusit do të tentojë t’i kthehet fitores në Serie A, kundërshtari i radhës është Sassuolo.
Zonja e Vjetër nuk pritet të ketë një ndeshje të lehtë pasi vendasit në tri ndeshjet e fundit kanë dy barazime dhe një fitore.
Nga minuta e parë luan Federico Bernardeschi, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Sassuolo: Consigli; Lirola, Magnani, Peluso, Rogerio; Bourabia, Sensi, Locatelli; Berardi, Babacar, Djuricic.
Juventus: Szczesny; De Sciglio, Caceres, Rugani, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Cristiano Ronaldo.
Kampioni aktual është në rrugë të mirë të mbrojë titullin, aktualisht Juve renditet në vendin e parë me 60 pikë, tetë më shumë se Napoli, ndërsa Sassuolo është në vendin e 11-të me 30 pikë. /Telegrafi/