Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

E publikuar: 09/02/2019 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Emrush Thaçi

Në emisionin e RTK-së ‘Udhëve”, u vërtetuan lidhjet e forta të Nazim Bllacës me shërbimet sekrete serbe, pasi që kjo vetëm ka qenë e ditur por fatkeqësishtë institucionet tona nuk kan qenë të zotët ti ndalin shërbimet e huaja.

Mirëpo a ka qenë vështirë të identifikohen këta njërëz jo aspak?!

Edhe misionet ndërkombëtre i kanë favorizuar këta bashkpuntorë të Serbisë në goditje të vlerave të luftës prandaj nëse kthehemi prapa të gjitha dihen si kan rrjedhur ngjarjet e montuara ku janë denuar shumë ushtarë të UCK-së me ndihmen këtyrë bashkupunëtorëve të Serbisë.

Me këtë qasje është minuar lufta për ndërtimin e shtetit tonë, shumë institucione janë udhëhequr nga njerzit me të kaluar të dyshimtë, është ndikuar formimi i gjykatës speciale etj.

Nga kjo që u pa në emisionin e RTK-së ‘Udhëve”, duhet të kthehen në rigjykim të gjitha rastet që janë denuar me dëshmi të mbledhura nga njerëzit e sigurimeve të huaja e vecmas të UDB-së.

Hapja e dosjeve është një domosdoshmëri sepse ato, së pari, janë pjesë e historisë, kanë dëmtuar jetën tonë, janë një pengesë për të ardhmen tonë. Për këtë arsye ato duhet të bëhen transparente për njerëz që kërkojnë të dinë të shkuarën e njërëzve të cilët dhe të sqarohen për atë që kanë pësuar.

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve (nxjerrin ligjin e lustracionit), sepse vazhdimi i aktiviteteve të tyre, tashmë e ka vënë në rrezik edhe ekzistencën e shtetit të Kosovës.