Turistja që po vizitonte një park në Sichuan të Kinës, ka mbetur e bllokuar për gjysmë ore, pas bllokimit të mekanizmit mbajtës të zip line nëpër të cilin po lëshohej.
Megjithëse ishte në dhjetëra metra lartësi dhe mund të binte poshtë në çdo moment, ajo qëndroi e qetë dhe vetëm e shijonte peizazhin përreth, transmeton Telegrafi.
“Derisa iu bllokua mekanizmi edhe mund t’i shkëputeshin rripat mbajtës dhe të gjente vdekjen në çdo moment. Aftësia e saj për të mos bërë panik, është e mahnitshme” ka shkruar një komentues.
Bllokimit të saj i erdhi fundi, kur ia dërguan pranë pajisjen, që e nxiti të rrëshqiste sërish. /Telegrafi/