Gjatë gjashtë muajve të fundit, një grup prej shtatë artistësh indianë po punojnë me materialet e hedhura për të ndërtuar kopje të shtatë mrekullive të botës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nën iniciativën e qeverisë indiane që filloi në gusht, artistët përdorën skrap – nga një makinë shkrimi deri te një prerës i barit, bateri, e deri tek pjesë të veturave, për të krijuar kryeveprat e tyre.
Pjesë e projektit “India e pastër”, iniciativa në kryeqytetin Nju Delhi, synon përfshirjen e mbeturinave për të rikrijuar strukturat ikonike.
Përmes këtyre veprave, qyteti që renditet një nga më të ndoturit në botë, ka rimodeluar qindra ton mbeturina në pjesë arti, të cilat tani pritet të jenë një atraksion i klasit botëror.
The South Delhi Municipal Corporation (SDMC) dhe Departamenti i Hortikulturës shtetërore shndërruan një hapësirë prej dy hektarësh në një park që do të strehojë veprat në fjalë.
I ndodhur në zonën Sarai Kale Khan të Nju Delhi, vetëm 100 metra nga stacioni i metrosë Hazrat Nizamuddin, park pritet të tërheqë mijëra vizitorë.
Në park do të jenë një kopje e Taj Mahal, Kulla Eifel, Statuja e Lirisë, Kulla e Pizës, statuja e Krishtit të Shëlbuesit në Brazil, Piramida e Madhe e Gizës dhe Koloseu i famshëm i Romës.
Yogesh Sharma, 51 vjeç, që drejton një shtëpizë për shitjen e çajit në afërsi të parkut, po pret me padurim hapjen. “Do të ishte një ëndërr e vërtetë për të dëshmuar struktura të tilla ikonike”, tha ai. /Telegrafi/