Përkundër golit hapës në Camp Nou, Lucas Vazquez i Real Madridit u nda i zhgënjyer me barazimin 1-1 ndaj Barcelonës.
Barcelona shënoi në pjesën e dytë, për ta lënë të hapur ndeshjen kthyese.
“Ishim më të mirë. Ne patëm më shumë raste”.
“Barazimi nuk është rezultat i drejtë.”
Lucas nuk ishte krejtësisht i pakënaqur me rezultatin, pasi loja sipas tij ishte e mirë.
“Në shtëpi ne duhet ta bëjmë diçka pozitive, pas këtij barazim”.
“Ne duhet t’ia dalim për të arritur në finale”.
“Kemi humbur terren në fund të ndeshjes të fundit, por ishte normale se ata ishin vendas”, ka thënë Vazquez. /Telegrafi/