Ishulli që u shfaq para katër vitesh në Oqeanin Paqësor, duket se do të qëndrojë përgjithmonë (Foto)

E publikuar: 06/02/2019 07:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët e NASA-s kanë bërë të ditur, se ishulli që u shfaq para katër vitesh në Oqeanin Paqësor, shumë pranë Tongas, nuk duket se do të zhduket sërish në sipërfaqen e detit.

Hulumtuesit konsiderojnë se është ‘i treti që u krijua në 150 vitet e fundit’ i cili mbijetoi më shumë se disa muaj, transmeton Telegrafi.

I shfaqur para katër vitesh, ky ishull është krijuar si pasojë e shpërthimit të një vullkani në vitin 2015 dhe është kapur për dy ishuj tjerë të vegjël, Hunga Tonga dhe Hunga Ha’pai.

Ende nuk ka ameër zyrtar, ndërsa është emëruara vetëm si HTHH, shkronjat e para nga ishujt mes të cilëve ndodhet.

Gjatë tetorit të vitit të kaluar, shkencëtarët shkelën për herë të parë në këtë ishull, për të vënë 150 GPS, rreth dhjetë centimetra larg, pikës së fundit që mund të preket nga valët.

Dronët e kanë regjistruar në tërësi këtë hapësirë, në mënyrë që të ketë dizajnim 3D të sipërfaqes dhe të studiohet sa më mirë. Struktura përbërëse e masës, po vazhdon t’i befasojë ekspertët në NASA, sepse nuk është hi vullkanit.

Megjithatë, kjo nuk po i pengon vegjetacionit, që po vazhdon të zhvillohet mbi ishullin, që është bërë vendbanim i shumë shpezëve të ndryshme. /Telegrafi/