Në Karolinën e Jugut vazhdon gjahu për miliarderin me fat. Bëhet fjalë për fituesin e çmimit më të madh të lotarisë në të gjithë kohërat, që nuk është bërë ende i gjallë për të tërhequr xhekpotin prej 1.53 miliardë dollarësh.
Numrat e biletës me fat, e shitur në Simpsonvill, u shpallën në tetor, por pronari i saj është ende i panjohur. Rregullat e Karolinës së Jugut ndërkohë janë të qarta: nëse çmimi nuk tërhiqet brenda 180 ditësh, ai do t’i ndahet të gjithë shteteve që kanë marrë pjesë në lotari. Për fituesin ka kohë kështu deri më 21 prill.
Miliarderi misterioz që ka fituar me vetëm 2 dollarë mund ta ketë humbur biletën, ose të jetë larg nga Karolina e Jugut, por janë të shumtë ata në Simpsonvill që shpresojnë se mund të shfaqet për ta tërhequr në kohë çmimin e tij.
Në fakt, qyteza amerikane shpreson të arkëtojë 61 milionë dollarë taksa që fituesi do të derdhte pasi të merrte çmimin. Edhe pronari i dyqanit që ka shitur biletën shpreson shumë pasi kur të tërhiqet çmimi ai do të marrë 50 mijë dollarë, që ka thënë se do t’i ndajë me punonjësit e tij. /tch/