Microsoft ditën e Premte lançoi një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-ës me përmirësime të vogla.
Numri i ndërtimit shkon nga 18323 në 18329. Këto ndërtime i përkasin degës 19H1 i cili është përditësimi i cili do të vijë në gjysmën e parë të këtij viti.
Që me debutimin e Windows 10-ës Microsoft ka hequr dorë nga sistemet operative madhore në favor të përditësimeve të vazhdueshme.
Deri më sot janë publikuar gjashtë përditësime madhore: Përditësimi i Nëntor, i Përvjetorit, i Krijuesve, i Krijuesve të Vjeshtës, i Prillit 2018 dhe Tetorit 2018.
Përditësimi i 7-të do të përmirësojnë eksperiencën e kërkimit në aplikacione. Microsoft gjithashtu do të bëjë të mundur hapjen e aplikacioneve Win32 në Realitetit e Miksuar të Windows.
Aplikacionet e Microsoft Store e ofronin diçka të tillë prej kohësh por tani mund të provoni çdo aplikacion. Mjafton të hapni Panelin “Pins” të shkoni tek “all apps” dhe klikoni Classic Apps (Beta) e në fund të zgjidhni aplikacionin që dëshironi.
Ndërtimi sjell edhe mbështetje për dy gjuhë të huaja. Së fundi testuesit e Windows mund të presin më shumë elementë të temës së errët për aplikacionet Mail dhe Calendar.
Më shumë detaje rreth ndërtimit gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian