Beteja e Google me aplikacionet Android me maluerë do të vazhdojë një përjetësi. Aplikacione të tilla vazhdojnë të shfaqen pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë e monitorimit.
Rasti më i fundit kur aplikacione me maluerë kanë penetruar në Play Store është ai i 29 aplikacioneve të kamerave për Android.
Ato jo vetëm që ishin krijuar për të dërguar reklama, por edhe për të mashtruar përdoruesit e madje vjedhur përmbajtje. Reklamat në disa raste kishin përmbajtje pornografike.
Grupi i aplikacioneve kishte për qëllimi të “zbukuronte” fotot tuaja por në të vërtetë vidhte fotot e ngarkuar dhe u jepte përdoruesve një njoftim të rremë.
Struktura e tyre kishte teknika të shumta kompresimi dhe arkivimi për të parandaluar analizimin dhe zbulimin e tyre. Përdoruesit hasnin probleme kur përpiqeshin ti ç’instalonin sepse nuk shfaqeshin në listën e zakonshme të aplikacioneve.
Mbase përdoruesit nuk do të kishin përfunduar në skenare të tilla nëse Google do ti kishte hequr përpara se të bëheshin popullore. 11 prej tyre ishin shkarkuar 100,000 herë dhe tre të tjerë miliona herë. Viktimave u ngelet të zënë mend për herët tjera derisa Google të arrijë ti zbulojë aplikacionet Android përpara se të hyjnë në Play Store.
Trend Micro në një postim në blog listoi aplikacionet e shkarkuara 4.3 milion herë.
Listën e paraqesim për ju si mëposhtë. Nëse keni instaluar një prej tyre, ju këshillojmë ti hiqni sa më shpejtë.
- Pro Camera Beauty
- Cartoon Art Photo
- Emoji Camera
- Artistic effect Filter
- Art Editor
- Beauty Camera
- Selfie Camera Pro
- Horizon Beauty Camera
- Super Camera
- Art Effects for Photo
- Awesome Cartoon Art
- Art Filter Photo
- Art Filter Photo Effcts
- Cartoon Effect
- Art Effect
- Photo Editor
- Wallpapers HD
- Magic Art Filter Photo Editor
- Fill Art Photo Editor
- ArtFlipPhotoEditing
- Art Filter
- Cartoon Art Photo
- Prizma Photo Effect
- Cartoon Art Photo Filter
- Art Filter Photo Editor
- Pixture
- Art Effect
- Photo Art Effect
- Cartoon Photo Filter