Djali i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq është gjendur në shënjestër të kërcënimeve dhe të fjalëve urrejtëse nëpër rrjetet sociale, përcjell b92.
S. M. në Facebook e kishte kërcënuar me varje në shtyllë. Kërcënuesi, sipas këtij mediume, kishte dalë në foto me armë automatike, transmeton Koha.net.
Sekretarja shtetërore në MPB të Serbisë Biljana Popoviq e ka dënuar si monstruoze “publikimin e fotos së njeriut të armatosur deri në dhëmbë në Facebook në të cilën ai kërcënon të birin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se ka për ta varur në shtyllë”.
Në kumtesën për opinion theksohet se “kërcënimi është pasojë e dhunës politike e partive opozitare në Serbi.
Nëpër qytete serbe po vazhdojnë protestat kundër regjim të Vuçiqit.
Një protestë e tillë, e para, ë është mbajtur mbrëmë edhe në Kosovë, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Lista Serbe, përkrahëse e Vuçiqit, e ka quajtur debakël protestën pasi në të , sipas saj, kishin marrë pjesë vetëm 100 persona.