Rrjetet sociale në Japoni janë mbushur me pretendime, se mund të ndodhë ndonjë cunami, si pasojë e daljes në sipërfaqe të disa peshqve të rrallë, prania e së cilëve ndërlidhet me fatkeqësi natyrore.
Gjatë dhjetë ditëve të fundit, në plazhet e Toyama Bay janë shfaqur tre ‘peshq lopatë’ që jetojnë në thellësi prej më se 900 metrave, transmeton Telegrafi.
Sipas legjendës, këta peshq janë ‘dërgues nga pallati i Zotit në det’ që dalin në plazh, para se të ndodhë ndonjë termet.
Disa ditë para se të ndodhte tërmeti më 2011, afro 20 peshq të tillë ishin shfaqur në Tohoku. Si pasojë e dridhjeve që tronditën regjionin gjetën vdekjen 19 mijë persona, teksa u dëmtua edhe centrali nuklear në Fokushima.
Para se Kili të goditej nga dridhjet me magnitudë prej 8.8 shkallëve të Rihterit gjatë vitit 2010, dhjetëra ‘peshq lopatë’ ishin shfaqur në bregdet. Njëjtë ndodhi edhe në Agusan del Norte të Filipineve, para se të ndodhte një termet më 11 shkurt.
Derisa shkencëtarët kanë thënë se nuk ka ndonjë ndërlidhje mes shfaqjes së këtyre peshqve dhe fatkeqësive natyre, hulumtuesit po kërkojnë të dinë nëse këto krijesa mund ta ndjejnë nëse ka ndonjë fatkeqësi dhe të nisen për paralajmërim.
Derisa prej vitit 2015 deri më tani janë gjetur vetëm katër peshq të tillë, gjetja e tre peshqve gjatë dhjetë ditëve ka nxitur shumë debate dhe frik prej ndonjë rreziku të mundshëm. /Telegrafi/