Okkes Kotuyebakmaz, shtatëdhjetëvjeçar, një riparues i këpucëve Kahramanmaras të Turqisë, ka pothuajse dy dekada që ushtron zanatin e tij në një sipërfaqe prej një metër katror.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 17 vjet më parë në Fevzipasa, në rrethin e Dulkadiroglut, ai hapi një punëtori të vogël ku nuk mund të vendoste as edhe një ngrohës elektrik.
Përkundër kësaj, ky mjeshtër i shkëlqyer, i cili është i angazhuar në këtë biznes për më shumë se 55 vjet, është mirënjohës për gjithçka që ka.
Ai kujton se familja e tij ishte e varfër dhe se menjëherë pas fillimit të shkollës fillore ai ishte detyruar të gjente një punë.
Kështu, ai kishte hapur një punëtori dy herë, në vitet ’70 dhe ’80, por se ato kishin falimentuar, për shkak se situata ekonomike nuk ishte më e mira.
“E bëj këtë punë për pesëdhjetë e pesë vjet. Unë kam qenë në këtë hapësirë për 17 vjet. Është e vogël. Unë nuk mund të vendos as edhe një ngrohës elektrik brenda. Kam dy xhaketa të cilat i veshi kur është ftohtë dhe punoj”, ka rrëfyer Kotuyebakmaz.
Ai shpjegoi se kishte nipër e mbesa dhe se nuk mund t’u jepte para.
“Për këtë po punoj. Kjo është thuajse një metër katror, por unë jam gjithashtu mirënjohës për këtë. Kam dy fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa. Kam rritur dy fëmijë duke punuar në këtë hapësirë të vogël”, kujton Kotuyebakmaz.
Gjithsesi ai thotë se është mirënjohës për atë që mund të bëjë, sepse sot ka shumë njerëz të sëmurë që nuk e kanë këtë mundësi. /Telegrafi/