Apple ka shitur 65.9 milion iPhone gjatë tre mujorit të parë të 2019-ës sipas të dhënave të publikuara nga Strategy Analytics.
Duke filluar nga ky vit gjigandi i iPhone nuk do të raportojë më statistika të shitjeve të iPhone, iPad dhe Mac.
Në tre mujorin e parë të 2018-ës Apple shiti 77.3 milion ndërsa për tre mujorin e parë të 2019-ës kjo shifër shkoi në 65.9 milion.
Nëse parashikimet janë të sakta, i bie që rënia të ketë qenë me 15% krahasuar me një vit më parë.
Strategy Analytics fajëson çmimet e larta, konkurrencën e Huawei dhe programet e zëvendësimit të baterive për këtë statistikë negative.
Të ardhurat nga iPhone ishin 52 miliardë dollarë, 9 miliardë dollarë më pak krahasuar nga viti në vit. /PCWorld Albanian