Biznesi i iPhone është në rënie dhe nuk ka për tu ndalur shpejt. Ditën e Marte Apple tha se të ardhurat nga iPhone gjatë sezoni shumë të rëndësishëm të pushimeve ranë me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Kjo është rënia më e madhe për një produkt i cili prej vitesh ka qenë qendra e gravitetit të bizneseve të Apple.
Që nga viti 2000 Apple për herë të parë shënoi rënie të ardhurash gjatë sezonit të pushimeve. Apple postoi të ardhura prej 84.3 miliardë dollarësh, pak më mirë sesa kishte paralajmëruar investitorët.
Megjithatë përfaqëson rënie prej 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Tim Cook faktorët që çuan në rënien e iPhone janë të shumtë si kursi i huaj i këmbimit, programi i zëvendësimit të baterive dhe rënia e subvencioneve të smartfonëve nga operatorët.
Cook gjithashtu vuri theksin tek gjendjen makroekonomike e Kinës, një prej tregjeve më premtuese të Apple.
Në vendin Aziatik të ardhurat ranë nga 17.95 miliardë dollarë një vit më parë në 13.17 miliardë dollarë këtë në fund të 2018-ës.
Më e keqja ska ardhur, sepse Apple nuk sheh përmirësim tek situata e shitjeve të iPhone.
Faktorët e lartpërmendur do të vijojnë të ndikojnë në performancën e iPhone edhe tre mujorin e ardhshëm.
Por Cook i trembet faktit se linja e iPhone mund të përballet me probleme ekzistenciale më të mëdha. “Cikli i përditësimeve ka përfunduar,” tha Cook. “Nuk kam dyshime në të.”
Apple parashikoi mes 55 miliardë dhe 59 miliardë dollarë të ardhura këtë tre mujor, poshtë mesatares prej 59 miliardë dollarë që parashikojnë analistët.
Gjithashtu për herë të parë Apple nuk zbuloi shifrat e iPhone të shitur. Por dha detaje për fuqinë e veshjeve elektronike dhe shërbimeve si Apple Pay, Apple Care dhe Apple Music.
Të ardhurat prej shërbimeve u rritën me 19% në 10.9 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian