Piatek pas golave me Napolin: Ju thash që kisha lindur gati

E publikuar: 30/01/2019 00:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krzysztof Piatek nuk është i befasuar nga debutimi i tij i bujshëm me Milanit uku shënoi dy herë kundër Napolit .

Ish-sulmuesi i Genoas e nisi në mënyrën më të mirë e fanellën kuqezi, duke i dhënë fitoren Milanit në çerekfinale të Kupës së Italisë me rezultat 2-0.

“E kam pritur një natë si kjo. Ju thash se isha gati, por ky është vetëm fillimi”.

Krzysztof Piatek duke festuar golin . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Të dy golat ishin të shkëlqyera, edhe nëse ishin të ndryshëm. Para ndeshjes fola me Diego Laxalt dhe Fabio Borinin, duke u kërkuar atyre që të më jepnin topa të lartë dhe të gjatë, sepse unë i preferoj në atë mënyrë”.

“Unë jam duke menduar për ndeshjen e ardhshme me Romën dhe shpresoj se raporti me shokët e mi do të bëhet edhe më i fortë deri atëherë”.

Koulibaly e Piatek në duel . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Ndihem mirë sonte dhe ishte e mrekullueshme që luajta në San Siro”, ka thënë Piatek për Milan TV.

Piatek erdhi te Milani nga Genoa për 30 milionë euro, ndërsa Higuain iku drejt Chelseat. /Telegrafi/