Kriptomonedhat e vjedhura nga bursat dhe investitorët u shtuan me 400% në 2018-ën për të arritur në 1.7 miliardë dollarë sipas një raporti të CipherTrace.
Nga 1.7 miliardët, 950 milionë dollarë u vodhën nga bursat e kriptomonedhave dhe portofolët. Në 2017-ën ishin vjedhur vetëm 266 milion dollarë prej tyre.
Koreja dhe Japonia ishin vendet me numrin më të lartë të bursave të vjedhura ose 58% gjatë 2018-ës.
Vjedhjet surprizuan shumë vëzhgues të cilët nuk e prisnin diçka të tillë nga një vit ku kriptomonedhat ranë ndjeshëm.
Në Janar të 2019-ës vlera e 1,600 monedhave dixhitale të kombinuara ishte 112 miliardë dollarë, ose 80% më pak.
Gjithashtu gjatë 2018-ës 725 milion dollarë u vodhën prej investitorëve dhe përdoruesve të bursave.
Nga mashtrimet u vodhën vetëm 56 milion dollarë. /PCWorld Albanian