Ngjanë me skenat e filmit Star Wars, që thuhet se kanë ndodhur ‘në një galaktikë shumë të largët’.
Në fakt, aeroplani është duke aterruar në Maniitsoq të Grenlandës, pamjet prej kabinës së të cilit janë mahnitëse, transmeton Telegrafi.
Piloti i helikopterëve Malik Niemann, që e asistonte pilotin kryesor, i ka marrë pamjet e fluturimit, që do duhet të përfundonte në kryeqytetin Nuuke, por kursi ndryshoi shkaku i motit.
Fillimisht, shihet peizazhi mbresëlënës, me bregdetin në njërën anë, të rrethuar prej vargmaleve të ngrira në anën tjetër.
Vetëm pak sekonda para se të përfundoi minuta e dytë, shfaqet pista e aeroportit, aterrimi në të cilën kërkon mjaft shkathtësi, për shkak të përmasave. /Telegrafi/