Carvajal: Jam i lumtur për Moratan

E publikuar: 29/01/2019 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dani Carvajal e ka pranuar se do të jetë i lumtur nëse shoku i tij Alvaro Morata do të jetë i lumtur edhe pse është bashkuar me rivalët e qytetit, Atletico Madridin.

Ish-sulmuesi i Real Madrid është bashkuar me klubin madrilen me një huazim deri në vitin 2020.

“Nëse ai është i lumtur në Atletico Madrid, atëherë unë jam i lumtur për të”.

Daniel Carvajal e Alvaro Morata te Real Madridi . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“E shoh atë si një mik më shumë se një rival”.

“Ai e ka bërë këtë veprim, është sepse është mirë për të”.

“Le të shpresojmë që në derbi ai nuk na dëmton dhe se ai nuk luan mirë”.

Morata, Carvajal e Nacho . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Jam i lumtur për të, sepse nuk kishte shumë mundësi në Angli dhe besimi që Atletico do t’i japë atij mund ta ndihmojë atë të luajë më mirë”, deklaroi Carvajal.

Mbrojtësi i Real Madridit ka shtuar tutje që është i lumtur me formën që po e kalon skuadra e tij. /Telegrafi/