Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të premten autoritetet e Kosovës se do të përballen me pasoja në rast se nuk e heqin shpejt taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, si parakusht për zhbllokimin e fazës përmbyllëse të dialogut që zhvillohet në Bruksel, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo pasi kanë konsideruar se veprimet që minojnë dialogun shkojnë kundër interesave strategjike të SHBA-së.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ambasada amerikane në Prishtinë iu ka bërë thirrje hisedarëve nga Kosova dhe të tjerëve nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit, paqes dhe stabilitetit rajonal, e edhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejt integrimit evropian.