Liqeni Baikal në Rusi, është më i thelli në botë, si dhe rezervuari më i madh me ujë të ëmbël.
Gjatë muajve të dimrit, sipërfaqja e liqenit ngrihet, ndërsa për shkak të ujit të pastër si kristali, mundohet të shihet gjithçka që ka brenda, transmeton Telegrafi.
“Ndjeja se po eci nëpër ujë, apo në ndonjë xham të thyeshëm. Por, isha i sigurt, e dija se shtresa është e trashë deri në 15 centimetra” ka thënë burri që kreu ecjen mbi sipërfaqe.
Në pamjet që ka marrë ai, shihet qartë tabani me gurë, koralet dhe peshqit që ndodhen brenda. Ai shkoi edhe përgjatë një vije të plasaritur, që është paraqitur në njërën prej hapësirave.
Për nga volumi, ky është liqeni më i madh me ujërat e ëmbla, që përmban një të pestën e gjithë ujit të Tokës, që është afro 23 mijë kilometra kub. /Telegrafi/