Borën e grumbulluar para hyrjes, e shkriu nëpërmjet pajisjes që hedhë flakë (Video)

E publikuar: 23/01/2019 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i një shtëpie në Shtetet e Bashkuara, e ka shkrirë borën e grumbulluar para hyrjes, nëpërmjet një pajisjes që hedhë flakë.

Shishen me materien e ndezshme ai u mbante shumë pranë, derisa aktivizoi mekanizmin që e krijoi vetë në punëtori, transmeton Telegrafi.

“Gjithnjë kam ëndërruar, që ka kem një pajisje që shkrin borë. Tani që jam i rritur dhe i aftë, e krijova vet dhe e futa në funksion” ka thënë ai.

Mirëpo, përzierja e materieve të djegshme, nuk është konsideruar si shumë e zgjuar, duke mos rekomanduar që të imitohet kjo formë pastrimi. /Telegrafi/

https://youtu.be/RDqDQli4gDg