Valverde e pushon Messin për ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Sevillas, ftohet Boateng

E publikuar: 22/01/2019 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi dhe Sergio Busquets janë pushuar për ndeshjen që Barcelona e zhvillon kundër Sevillas në Kupën e Mbretit si mysafirë.

Ndeshja e parë çerekfinale zhvillohet në Sevillë dhe Ernesto Valverde, ka bërë disa ndryshime.

Kevin-Prince Boateng është thirrur për herë të parë në një ndeshjen të Barcelonës.

Kevin-Prince Boateng . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Lionel Messi edhe një herë do të mungojë në ndeshjen e parë të Kupës, sikurse që ndodhi ndaj Levantes.

Lojtarët e Barcelonës duke festuar golin. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Argjentinasi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Leganes të dielën, u fut në pjesën e dytë nga Ernesto Valverde.

Ndeshja mes Sevillës dhe Barcelonës fillon në ora 21:30. /Telegrafi/


Skuadra e Barcelonës për ndeshjen ndaj Seviljes: Jasper Cillessen, Marc-Andre Ter Stegen; Nelson Semedo, Gerard Pique, Klement Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Thomas Vermaelen; Ivan Rakitic, Denis Suarez, Philippe Coutinho, Arthur, Carles Alena, Arturo Vidal, Riqui Puig, Oriol Busquets; Malcom, Luis Suarez dhe Kevin Prince Boateteng.