Masivi nga objektet plastike i zgjatur deri në tetë kilometra, rrezik për botën nënujore të Karaibeve (Foto)

E publikuar: 22/01/2019 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Caroline Power ka realizuar imazhet shqetësuese, ku shfaqet një masiv i përbërë prej objekteve plastike, që është zgjatur derë në tetë kilometra dhe noton përgjatë brigjeve të ishullit Roatan të Hondurasit.

Kjo ndotje enorme, jo vetëm se e ka dëmtuar peizazhin me ujëra të kristalta, por përbën rrezik edhe për botën nënujore që jeton në Karaibe, transmeton Telegrafi.

“Ky është vetëm një masiv, në mesin e formësimeve të pafund që ndodhen në këtë det” ka thënë një njohës i ambientit, që merret me mbrojtjen e ujërave.

Madje, brigjet përgjatë këtij ishulli, janë pastruar para një kohe, kur ndotja ishte shumë më e vogël.

Përdorimi i shumtë e objekteve plastike, që më pas në mënyrë të pakontrolluar hidhen në ujëra, ka bërë që të krijohet sërish kjo masë.

“Shishe të lëngjeve, topa futbolli, brusha të dhëmbëve, kuti televizioni dhe këpucë, janë ndër gjërat kryesore që kanë gjetur zhytësit në këtë grumbull.

Vetëm pak më larg, është edhe një tjetër masiv, i zgjatur më se tri kilometra. /Telegrafi/