Michaela Barisiç, prindërit e së cilës kanë origjinën nga Ballkani, nga Kroacia, në spektaklin e njohur në Gjermani ka fituar 250,000 euro.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo vajza u përgjigj pikërisht në 13 nga 15 pyetjet e mundshme në shfaqjen “Kush dëshiron të bëhet milioner?”.
Siç thuhet tutje, ajo hoqi dorë në pyetjen për 750,000 euro.
Michaela menjëherë, pasi fitoi këtë shumë të parave fitoi zemrat e audiencës në përgjigjen se çfarë të bëjë me paratë, duke thënë se do të ndihmojë prindërit e saj.
Michaela ka thënë se ka përcjellë “Milionerin” për 20 vjet, dhe ajo gjithmonë pëlqente të qëllonte përgjigjet.
“Prindërit vazhdimisht më thoshin që të aplikoja. Kjo ishte hera e parë që e mora seriozisht”, ka rrëfyer Michaela.
Ajo zbuloi gjithashtu procedurën e pjesëmarrjes – fillimisht paraqitesh online, përgjigjesh në një sërë pyetjesh dhe dërgoni fotot, dhe pastaj ju thërrasin.
Për befasi ajo thotë se nuk ishte nervoze.
“Mendova, nëse marr diçka, super – nëse jo, nuk ka gjë”, thotë Michael, e cila në spektakël ishte e shoqëruar nga nëna e saj Vera.
“Dua të blej një apartament me pesë dhoma gjumi me një kuzhinë të madhe”, ka thënë ndër tjerash Michaela Barishiç. /Telegrafi/