Përgjegjësit për njërën nga linjat më të frekuentuara të metrosë së Tokios në Japoni, ofrojnë një shujtë falas për udhëtarët të cilët do të shmangin kulmin e tollovisë së mëngjesit, më saktësisht për ata të cilët do të përdorin metron para kësaj periudhe.
Mediat japoneze shkruajnë se një kompani ofron një shujtë me ushqimin tradicional Tempura, për udhëtarët të cilët do të përdorin metron para turmave të mëngjesit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëse në dy javët e ardhshme ata arrijnë qëllimin prej 2.500 udhëtarëve do të shërbejnë “soba” dhe nëse arrijnë objektivin prej 3.000 udhëtarëve, atëherë do të shpërndajnë falas prej ushqimit tradicional “combo” dhe “tempura”.
Aktualisht fushata është mbështetur nga rreth 1.000 punëdhënës.
Linja Tozai gjatë ditëve të punës në orët mes 07:50 dhe 08:50 përdoret nga mbi 76.000 udhëtarë ose dyfishi i kapacitetit të trenave në atë linjë.
Metro në Tokio bart çdo ditë rreth 7.2 milionë udhëtarë.