Reshjet e vazhdueshme të shiut në Izmir të Turqisë javën e kaluar kishin arritur në rreth 250 kilogramë për metër katror.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një nga rajonet me reshjet më të larta të shiut ishte rajoni i Menderes.
Por kjo nuk ishte gjëja që ka bërë lajm në media – pas reshjeve rekord, pati edhe një fenomen natyror në rajon.
Sipas mediave, nën ndikimin e ujit të shiut të grumbulluar në tokat bujqësore në lagjen rurale Menderes Karakuyu, u shfaqën çarje në tokë.
Si pasojë, ishte interesante që shiu filloi të rrjedh nga këto çarje si një ujëvarë nëntokësore.
Kjo dukuri e papërësitur më parë ka habitur edhe banorët vendas.
Megjithatë, kur mediat raportuan për ngjarjen, fshati filloi të bëhet “i famshëm” sidomos në mediat sociale. /Telegrafi/